• e premte, 05 dhjetor 2025

Mot me vranësira dhe reshje të rrëmbyeshme të shiut, vende-vende dukuri e izoluar e stuhisë

Mot me vranësira dhe reshje të rrëmbyeshme të shiut, vende-vende dukuri e izoluar e stuhisë

Shkup, 11 shtator 2025 (MIA) - Mot të ndryshueshëm me vranësira, pasdite mot jostabil me reshje të rrëmbyeshme lokale të shiut dhe bubullima, paralajmërojnë meteorologët për sot. Vende-vende do të ketë kushte për dukuri të izoluar të motit të lig me reshje më të rrëmbyeshme të shiut për një kohë të shkurtë (mbi 15l/m2) dhe erë të përforcuar (mbi 60km/h).

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri 19, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 26 deri 32 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, ndërsa në disa pjesë të fushëgropës proceset do të jenë në formë të stuhisë së shkurtë. Temperatura minimale do të zbresë deri 16, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 31 gradë.

Të premten do të ketë stabilizim kalimtar të motit, ndërsa të shtunën dukuri të izoluar të stuhisë. Të dielën sërish në disa vende moti do të jetë jostabil me reshje lokale të shiut dhe bubullima, vende-vende me procese më intensive. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR