Mot me diell, pasdite jostabil, vende-vende me reshje lokale të shiut dhe bubullima
- Moti sot paradite do të jetë me diell dhe me vranësira të matura, ndërsa pasdite vende-vende do të jetë jostabil me reshje lokale të shiut dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugperëndimor.
- Post By Arta Bunjaku
- 07:25, 22 prill, 2025

Shkup, 22 prill 2025 (MIA) - Moti sot paradite do të jetë me diell dhe me vranësira të matura, ndërsa pasdite vende-vende do të jetë jostabil me reshje lokale të shiut dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugperëndimor.
Temperatura minimale do të jetë në interval prek 6 deri 12, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 19 deri 26 gradë.
Në Shkup, mot me diell dhe me vranësira mesatare, me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Pasdite në disa pjesë të gushëgropës do të ketë zhvillim të vranësirave jostabile me kushte për reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Temperatura minimaëe do të zbresë deri 8, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 26 gradë.
Nga e mërkura në disa vende moti do të jetë jostabil me reshje të shiut, lokalisht të rrëmbyeshme, të shoqëruara me bubullima. Temperatura e ditës do të jetë në rënie të vogël. ab/
Foto: МIА Arkivi