Mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare
- Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite do të ketë kushte për reshje lokale afatshkurtra në pjesët lindore. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, kryesisht nga jugu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 9 deri në 18 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 27 deri në 34 gradë.
- Post By Sara Ademi
- 07:25, 26 gusht, 2025
Shkup, 26 gusht 2025 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite do të ketë kushte për reshje lokale afatshkurtra në pjesët lindore. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, kryesisht nga jugu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 9 deri në 18 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 27 deri në 34 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga jugperëndimi. Temperatura minimale do të bie në 14 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 32 gradë.
Siç njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, deri të premten moti do të mbetet kryesisht me diell dhe i ngrohtë me një rritje graduale të temperaturave ditore. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga jugu. Gjatë fundjavës moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm me shira të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima. Të shtunën do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar jugperëndimore, ndërsa të dielën era do të ndryshojë drejtimin në veriore.
foto: MIA