Mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare
- Moti paradite do të jetë me vranësira të ndryshueshme, gjatë ditës me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior, më i shprehur përgjatë Vardarit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 12 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 15 deri në 22 gradë.
- Post By Sara Ademi
- 09:43, 12 tetor, 2025
Shkup, 12 tetor 2025 (MIA) - Moti paradite do të jetë me vranësira të ndryshueshme, gjatë ditës me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior, më i shprehur përgjatë Vardarit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 12 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 15 deri në 22 gradë.
Në Shkup do të jetë me diell me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie 9 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 21 gradë.
Sipas parashikimit të DPHM-së, vijon periudha e motit me vranësira të ndryshueshme.
"Deri të martën moti do të jetë i qëndrueshëm dhe më i ngrohtë. Nga mesi i javës së ardhshme do të ketë kushte të reshje lokale të shiut dhe rënie të temperaturës ditore", kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. sa/
Foto: MIA arkivi