• e premte, 10 maj 2024

Mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare, vijon një periudhë të motit relativisht të ngrohtë

Mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare, vijon një periudhë të motit relativisht të ngrohtë

 Shkup, 27 prill 2024 (MIA) - Deri në fund të ditës moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite, veçanërisht në pjesët veriperëndimore do të ketë kushte për paqëndrueshmëri lokale me shi të dendur afatshkurtër dhe shfaqje të bubullimave të rralla. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi jugor, informojnë nga DPHM-ja. 

 Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 17 deri 24 gradë.

 Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për shfaqjen e shiut të dendur afatshkurtër.

 Nga DPHH njoftojnë se vijojë një periudhë me diell dhe relativisht e ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Paraqitje lokale të motit të paqëndrueshëm me shi të dendur dhe bubullima pritet nga fundi i javës së ardhshme. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR