Mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare, temperatura maksimale do të arrijë 22 gradë
- Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 11 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 13 deri në 22 gradë.
- Post By Sara Ademi
- 07:44, 10 tetor, 2025
Shkup, 10 tetor 2025 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 11 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 13 deri në 22 gradë.
Në Shkup moti do të jetë kryesisht me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie në 11 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 20 gradë.
Në ditët në vijim vijon periudha e motit kryesisht stabil me rritje të temepraturës së ditës. Të shtunën do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit përkohësisht erë e përforcuar veriore. sa/
FOTO: Arkivi