• e shtunë, 29 qershor 2024

Mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare, temperatura deri 31 gradë

Mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare, temperatura deri 31 gradë

Shkup, 31 maj 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryejë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Pasdite në rajonet malore do të ketë kushte për shi të rrëmbyeshëm, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. 

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri 15, ndërsa ajo maksimale do të jetë prej 24 deri 31 gradë. Indeksi UV do të jetë 7.

Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Temperatura minimale do të bie deri në 13, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 28 gradë.

Prej nesër nën ndikimin e rrymës ajrore jugore do të mbizotërojë mot me diell dhe gjithnjë e më i ngrohtë. Temperatura do të jetë në rritje, ndërsa gjatë fundjavës dhe në fillim të javës kryesisht në pjesët jugore do të ketë kushte për paraqitje të paqëndrueshmërisë së pasdites me shi të rrëmbyeshëm të përkohshëm të shoqëruar me bubullima, në disa vende proceset do të jenë edhe në lloj të motit të ligë të izoluar me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe kushte për breshër. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR