• e shtunë, 06 korrik 2024

Mot me diell me vranësira mesatare

Mot me diell me vranësira mesatare

Shkup, 30 tetor 2023 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell, në pjesët jugperëndimore paradite me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi jugor. 

Mëngjesi do të jetë i freskët, temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri 11, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 20 deri 27 gradë. 

Në Shkup mot me diell me erë të lehtë të ndryshueshme. Temperatura minimale do të bie deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 24 gradë. 

Nga e marta vranësirat do të rriten, ndërsa të mërkurën në fund të ditës dhe të enjten paradite do të ketë reshje të shiut. Temperatura e ditës nga e enjtja do të ulet për rreth pesë gradë. Pastaj valë më intensive e lagështisë pritet të premten në fund të ditës dhe të shtunën. 

QËNDRONI TË LIDHUR