• e mërkurë, 03 korrik 2024

Mot me diell me mëngjes të ftohtë

Mot me diell me mëngjes të ftohtë

Shkup, 21 mars 2024 (MIA) - Moti sot në mëngjes është i ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, ndërsa në pjesët perëndimore nga drejtimi perëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4 deri 2, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 13 deri 20 gradë Celsius.

Edhe në Shkup në mëngjes do të jetë ftohtë, ndërsa gjatë ditës kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në -1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 19 gradë. 

Deri të dielën moti do të jetë i qëndrueshëm, dhe i thatë me rritje graduale të temperaturës ditore. Të dielën në fund të ditës dhe të hënën do të ketë reshje të shiut të shoqëruara me bubullima të rralla. Të hënën do të fryjë erë e fuqishme veriore. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR