• e shtunë, 13 dhjetor 2025

Mot me diell dhe vranësira të shtuara gjatë orëve të mëngjesit

Mot me diell dhe vranësira të shtuara gjatë orëve të mëngjesit

Shkup, 11 dhjetor 2025 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Në orët e mëngjesit do të ketë vranësira të shtuara, të cilat gjatë ditës do të zvogëlohen. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -2 deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 12 deri në 17 gradë Celsius.

Në Shkup, paradite në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së lehtë. Gjatë ditës, moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe kryesisht i qetë. Temperatura minimale do të bjerë në 1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 14 gradë Celsius.

Sipas paralajmërimeve të DPHM, vazhdon periudha e motit stabil dhe relativisht të ngrohtë. Gjatë mbrëmjes dhe në orët e mëngjesit në disa vende të caktuara do të ketë mjegull dhe vranësira të shtuara të cilat gjatë ditës do të zvogëlohen.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR