Mot me diell dhe shumë nxehtë me temperatura deri në 40 gradë
- Mot me diell dhe shumë nxehtë me vranësira lokale të lehta deri mesatare. Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të ketë paraqitje të paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, lokalisht në formën e stuhive me reshje të rrëmbyeshme intensive të shiut, erë e fuqishme, bubullima dhe breshër. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri në 22, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 32 deri në 40 gradë.
- Post By Fami Bajrami
- 07:36, 27 qershor, 2025
Shkup, 27 qershor 2025 (MIA) - Mot me diell dhe shumë nxehtë me vranësira lokale të lehta deri mesatare. Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të ketë paraqitje të paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, lokalisht në formën e stuhive me reshje të rrëmbyeshme intensive të shiut, erë e fuqishme, bubullima dhe breshër. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri në 22, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 32 deri në 40 gradë.
Në Shkup, diell dhe shumë nxehtë me erë të lehtë nga drejtimi verior. Në orët e pasdites dhe në mbrëmje, në disa pjesë të luginës do të jetë paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fuqishme, në afat të shkurtë në formë stuhie. Temperatura minimale do të ulet në 22, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë deri në 39 gradë.
Gjatë ditëve të fundjavës do të fryjë erë e mesme deri e fuqishme veriore, ndërsa temperaturat ditore do të ulen me 5-7 gradë në krahasim me të sotmet. Prej të hënës përsëri temperaturat ditore do të jenë në rritje graduale. rq/
Foto: MIA