• e hënë, 01 korrik 2024

Mot me diell dhe shumë i nxehtë si dhe vranësira të vogla

Mot me diell dhe shumë i nxehtë si dhe vranësira të vogla

Shkup, 12 qershor (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë dhe me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në disa vende e përforcuar nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 13 deri në 20, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 31 deri në 40 gradë Celsius.

Në Shkup, siç kumton DPHM-ja, moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë vranësira të vogla. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugperëndimor, ndërsa pasdite në pjesë të luginës do të fryjë erë mesatare, herë pas here e përforcuar nga drejtimi jugperëndimor.

Temperatura minimale do të zbresë deri në 17 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 37 gradë Celsius.

Sipas DPHM-së, moti me diell dhe shumë i nxehtë do të vazhdojë deri të enjten, sidomos sot kur temperatura ditore do të arrijë deri në 40 gradë. Të enjten kah fundi i ditës do të ketë kushte për reshje lokale shiu dhe bubullima të rralla. Ndryshimi i madh i motit me reshje lokale të rrëmbyeshme, bubullima dhe rënie të ndjeshme të temperaturës pritet të premten. Në ditët e fundjavës do të mbajë mot stabil me rritje të lehtë të temperaturës ditore. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR