• e diel, 06 tetor 2024

Mot me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira mesatare

Mot me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira mesatare

Shkup, 23 shkurt 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira mesatare. Do të fryjë erë mesatare, në disa vende përkohësisht e përforcuar nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri 6, ndërsa ajo maksimale prej 12 deri 18 gradë.

Në Shkup mot me diell me vranësira mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare jugore. Temperatura minimale do të bie deri në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 17 gradë. 

Gjatë fundjavës dhe të hënën, njoftuan nga DPHM, do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira me reshje të përkohshme të shiut. Të shtunën do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar kryesisht nga drejtimi juglindor. fc/
 
 Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR