• e mërkurë, 03 korrik 2024

Mot me diell dhe i nxehtë, temperatura deri në 35 gradë

Mot me diell dhe i nxehtë, temperatura deri në 35 gradë

Shkup, 5 qershor 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor. Pasdite, në pjesët veriperëndimore do të ketë kushte për paraqitje të rrallë të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri në 18 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 26 deri në 35 gradë. Indeksi UV do të jetë 7.

Në Shkup, mot me diell dhe i nxehtë me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të bie në 16 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 31 gradë.

Për ditët në vijim, sinoptikët paralajmërojnë mot me diell dhe të nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare, ndërsa në orët e pasdites do të ketë paraqitje të izoluar të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave. 

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR