• e premte, 05 korrik 2024

Mot me diell dhe i ngrohtë, prej nesër shi

Mot me diell dhe i ngrohtë, prej nesër shi

Shkup, 10 shkurt 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe relativisht i ngrohtë në disa vende me periudha dielli. Do të fryë erë mesatare, ndërsa nga orët e mesdites në disa vende erë e përforcuar nga drejtimi jugor (mbi 60 kilometra në orë) më e shprehur përgjatë Vardarit.

Nga orët e natës në pjesët perëndimore do të ketë kushte për shi afatshkurtër. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -0 deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 13 deri 18 gradë.

Në Shkup mot i ndryshueshëm me periudha dielli dhe me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të bie deri në 1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 16 gradë.

Gjatë fundjavës do të fryjë erë e fuqishme nga drejtimi jugor më e shprehur përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore (mbi 60 kilometra në orë). Gjatë natës drejt së dielës në pjesët perëndimore do të ketë paraqitje të shiut të përkohshëm, ndërsa nën ndikimin e valës së lagështisë reshjet do të zgjerohen në pjesën më të madhe të vendit. Përkohësisht reshje më të mëdha do të ketë gjatë natës dhe të hënën (mbi 20 litra në m2) dhe do të jenë të shoqëruara me kushte për paraqitje të bubullimave të rralla. Të martën reshjet do të ndalen, ndërsa temperaturat e ditës do të vazhdojnë të bien gradualisht. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR