Mot më i ftohtë me shi dhe borë
- Nën ndikimin e aktivitetit ciklon, deri të hënën do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu që do të jenë më të rrëmbyeshme (mbi 20 l/m2).
- Post By Sara Ademi
- 09:14, 7 janar, 2024

Shkup, 7 janar 2024 (MIA) - Nën ndikimin e aktivitetit ciklon, deri të hënën do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu që do të jenë më të rrëmbyeshme (mbi 20 l/m2).
Sot gjatë ditës për shkak të uljes së një mase të ftohtë ajrore, reshjet e shiut do të kalojnë në borë në zonat më të larta, sidomos në pjesët perëndimore.
Temperaturat do të lëvizin nga 1 deri në 12 gradë. Në Shkup, temperatura maksimale do të arrijë në 8 gradë.
Nga e hëna do të fryjë erë mesatare deri në të fortë nga drejtimi verior e cila do të shkaktojë ftohje të ndjeshme gjatë javës së ardhshme.