• e hënë, 08 korrik 2024

Mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë

Mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë

Shkup, 5 maj 2024 (MIA) - Moti sot në vend do të jetë kryesisht me diell dhe më i ngrohtë, pasdite në zonat malore me kushte për reshje të kohëpaskohshme dhe vranësira. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 10, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 18 deri në 25 gradë Celsius. 

Në Shkup mot kryesisht me diell dhe i qetë. Temperatura minimale do të zbresë deri në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 24 gradë Celsius.

Nesër moti do të mbajë kryesisht me diell dhe i ngrohtë, pasdite në zonat malore me kushte për reshje të kohëpaskohshme dhe bubullima. Pasditen e së martës do të ketë dukuri lokale të motit jostabil, ndërsa të mërkurën dhe të enjten nën ndikimin e valës së re me lagështi në pjesën më të madhe të vendit do të ketë reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, lokalisht në formë stuhie me reshje më të dendura dhe erë të përforcuar. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR