Mot i vranët, pasdite me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima
- Moti sot do të jetë i ndryshueshëm, i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Pasdite në disa vende do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar nga drejtimi jugor. Nga fundi i ditës do të fillojë të fryjë erë e fuqishme nga drejtimi verior që do të vazhdojë edhe gjatë natës, që do të kushtëzojë në male dhe në disa vise më të larta reshjet të kalojnë në borë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri 11, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 13 deri 19 gradë.
- Post By Arta Bunjaku
- 07:33, 27 mars, 2023
Shkup, 27 mars 2023 (MIA) - Moti sot do të jetë i ndryshueshëm, i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Pasdite në disa vende do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar nga drejtimi jugor. Nga fundi i ditës do të fillojë të fryjë erë e fuqishme nga drejtimi verior që do të vazhdojë edhe gjatë natës, që do të kushtëzojë në male dhe në disa vise më të larta reshjet të kalojnë në borë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri 11, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 13 deri 19 gradë.
Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Pasdite, në disa pjesë të fushëgropës moti do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe erë të prëforcuar nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të zbresë deri 7, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 17 gradë.
Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM) informon se të martën moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, me erë dhe i ftohtë me temperatura dukshëm më të ulëta ditore. Do të fryjë erë e fuqishme veriore, vende-vende me shpejtësi edhe mbi 70 kilometra në orë. Më pas, ditët në vijim, moti do të stabilizohet, të mërkurën dhe të enjten me temperatura më të ulëta të mëngjesit, ndërsa ditoret do të jenë në ngritje të konsiderueshme. ab/
Foto: MIA