Mot i vranët me reshje të përkohshme të shiut dhe borës
- Moti do të jetë i vranët dhe më i ftohtë me reshje të kohëpaskohshme, të cilat në pjesët perëndimore dhe jugore do të jenë të rrëmbyeshme dhe të bollshme (mbi 50 l/m2). Në zonat malore reshjet do të jenë të borës nga 40 deri në 50 cm, në vendet më të larta nga 10 deri në 30 cm, ndërsa në disa vende më të ulëta nga shiu dhe bora dhe do të formohet një shtresë e vogël e borës. Në pjesët juglindore do të ketë vetëm reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare, kurse në zonat malore do të fryjë erë e fortë veriore. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -2 deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 2 deri në 6 gradë.
Shkup, 30 nëntor 2024 (MIA) - Moti do të jetë i vranët dhe më i ftohtë me reshje të kohëpaskohshme, të cilat në pjesët perëndimore dhe jugore do të jenë të rrëmbyeshme dhe të bollshme (mbi 50 l/m2). Në zonat malore reshjet do të jenë të borës nga 40 deri në 50 cm, në vendet më të larta nga 10 deri në 30 cm, ndërsa në disa vende më të ulëta nga shiu dhe bora dhe do të formohet një shtresë e vogël e borës. Në pjesët juglindore do të ketë vetëm reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare, kurse në zonat malore do të fryjë erë e fortë veriore. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -2 deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 2 deri në 6 gradë.
Në Shkup vranësira me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe bore, ndërsa në malet përreth borë. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior, e cila për pak kohë do të forcohet. Temperatura minimale do të zbresë deri në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 4 gradë.
Në ditët e fundjavës do të ketë reshje të herëpashershme, të cilat në pjesët perëndimore dhe jugore do të jenë të rrëmbyeshme dhe të bollshme (mbi 60 l/m2). Në zonat malore reshjet do të jenë të borës nga 40 deri në 50 cm, në vendet më të larta nga 10 deri në 30 cm, ndërsa në disa vende më të ulëta nga shiu dhe bora dhe do të formohet një shtresë më e vogël e borës. Në pjesët juglindore do të ketë vetëm reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare, kurse në zonat malore do të fryjë erë e fortë veriore. Më pas deri në mesin e javës së ardhshme do të mbajë mot stabil me mjegull nëpër disa lugina. mb/
Foto: MIA