Mot i paqëndrueshëm, i ndjekur me shi të rrëmbyeshëm, erë të fortë, bubullima dhe në disa vende breshëri përfshiu disa pjesë të vendit
- Paqëndrueshmëri e ndjekur me shi të rrëmbyeshëm, erë të fortë, bubullima dhe në disa vende paraqitje të breshërit pasdite përfshiu disa pjesë të vendit. Siç informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) ka reshje intensive në perëndim të Shkupit, drejt Tetovës dhe në Gostivar, në rajonin e Makedonski Brodit dhe Kërçovës në jugperëndim të Topollçanit, si dhe në rajonin e Kriva Pallankës.
- Post By Sara Ademi
- 18:20, 27 qershor, 2025
Shkup, 27 qershor 2025 (MIA) - Paqëndrueshmëri e ndjekur me shi të rrëmbyeshëm, erë të fortë, bubullima dhe në disa vende paraqitje të breshërit pasdite përfshiu disa pjesë të vendit. Siç informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) ka reshje intensive në perëndim të Shkupit, drejt Tetovës dhe në Gostivar, në rajonin e Makedonski Brodit dhe Kërçovës në jugperëndim të Topollçanit, si dhe në rajonin e Kriva Pallankës.
Nga DPHM, pasdite kumtuan se vërehen zona me reshje intensive në perëndim të Shkupit, drejt Tetovës dhe Gostivarit, që tregon në praninë e vranësira konvektive aktive me shi të rrmbyeshëm ndoshta edhe me breshër. Pamja e radarit, thonë se tregon situatë aktive të atmosferës mbi pjesën perëndimore dhe qendrore të Maqedonisë, me praninë e reshjeve të rrëmbyeshme, bubullimave dhe në disa vende edhe paraqitje të breshërit të mundshëm.

Nga DPHM informojnë se paqëndrueshmëri e ndjekur me shi të rrëmbyeshëm, erë të fortë, bubullima dhe në disa vende paraqitje të breshërit ka edhe në rajonin e Makedonski Brodit dhe Kërçovës, në jugperëndim nga Topollçani, si dhe në rajonin e Kriva Pallankës. Rajoni i Prilepit dhe Topollçanit, gjithashtu është përfshirë nga paqëndrueshmëria e fortë e ndjekur me shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të fortë dhe paraqitje të breshërit.
"Jostabilitet i shoqëruar me shira të rrëmbyeshëm, erëra të forta, bubullima dhe breshër të herëpashershëm është i pranishëm në rajonin e Makedonski Brodit dhe Kërçovës, në jugperëndim të Topollçanit dhe në rajonin e Kriva Pallankës. Rajonet e Prilepit dhe Topollçanit janë të prekura nga jostabilitet i fortë i shoqëruar me shira të rrëmbyeshëm, bubullima, erëra të forta dhe breshër. Jostabilitet është i pranishëm edhe në Luginën e Shkupit, si dhe në verilindje të Maqedonisë", njoftoi Departamenti Meteorologjik. sa/
Foto: DPHM/MIA