• e shtunë, 06 korrik 2024

Mot i ndryshueshëm, në pjesët perëndimore me reshje të shiut, ndërsa në male borë

Mot i ndryshueshëm, në pjesët perëndimore me reshje të shiut, ndërsa në male borë

Shkup, 15 janar 2024 (MIA) - Moti në vend do të jetë i ndryshueshëm me vranësira kryesisht në pjesët perëndimore me reshje të kohëpaskohshme shiu, ndërsa në viset më të larta me borë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor, veçanërisht përgjatë Vardarit.

Temperatura minimale do të jetë në interval nga -10 deri në -3, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 4 deri 8 gradë. 

Në Shkup mot me vranësira pjesërisht me erë të dobët dhe kushte për reshje të shiut në disa pjesë të rajonit. Temperatura minimale do të zbresë deri në -7, ndërsa maksimalja do të arrijë 3 gradë. 

Sot dhe nesër moti do të jetë pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu, ndërsa në viset më të larta, sidomos në pjesët perëndimore, reshjet do të jenë me borë. Në zonat më të ulëta reshjet do të jenë me shi dhe vende-vende me borë. Nga nesër do të fillojë të fryjë erë nga drejtimi jugor e cila do të ndikojë që temperaturat e paradites dhe ditës fillimisht të rriten gradualisht, ndërsa ato ditore gjatë javës së punës. qa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR