• e hënë, 14 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Mot i ndryshueshëm me vranësira, pasdite shi dhe bubullima

Mot i ndryshueshëm me vranësira, pasdite shi dhe bubullima

Shkup, 3 prill 2025 (MIA) – Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli. Pasdite do të ketë reshje lokale të shiut dhe kushte për paraqitje të bubullimave të rralla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri 9, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 13 deri 20 gradë.

Në Shkup, mot i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli. Në orët e natës do të ketë kushte për shi të kohëpaskohshëm. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 18 gradë. 

Deri të shtunën do të ketë paraqitje lokale të paqëndrueshmërisë e shoqëruar me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fuqishme. Të dielën për shkak të depërtimit të masës së ftohtë ajrore nga veriu do të ketë reshje të shiut, në male të borës. Temperaturat dukshëm do të bien dhe reshje të borës priten edhe në vendet më të larta. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR