• e hënë, 01 korrik 2024

Mot i ndryshueshëm me vranësira, në disa vende paqëndrueshmëri me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima

Mot i ndryshueshëm me vranësira, në disa vende paqëndrueshmëri me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima

Shkup, 26 maj 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, në disa vende me paqëndrueshmëri me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, ndërsa lokalisht edhe me kushte për mot të ligë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 8 deri 16, ndërsa ajo maksimale do të jetë prej 20 deri 27 gradë.

Në Shkup mot i ndryshueshëm me vranësira, pasdite në disa pjesë të luginave mot i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Temperatura minimale do të bie deri në 14, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 26 gradë.

Nga DPHM informojnë se në ditët në vijim do të ketë paraqitje të shpeshtë të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave, veçanërisht në orët e pasdites. Lokalisht proceset do të jenë në formë të motit të ligë me shi të rrëmbyeshëm intensiv, erë të fuqishme dhe paraqitje të izoluar të breshrit. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR