• e premte, 05 korrik 2024

Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell

Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell

Shkup, 14 mars 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë i vranët me periudha me diell. Pasdite do të ketë kushte për reshje lokale të dobëta të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare përgjatë Vardarit, me erë të përforcuar nga drejtimi veriperëndimor, njofton DPHM-ja.

Temperatura minimale do të jetë në interval nga 0 deri 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 10 deri 17 gradë Celsius. 

Në Shkup mot i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell si dhe erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet deri 5, ndërsa ajo maksimale nga 10 deri 17 gradë Celsius. 

Nga DPHM informojnë se vijon periudhë e motit të ndryshueshëm dhe me vranësira me periudha me diell, përveç të dielës, kur priten reshje lokale të shiut. Temperaturat gjatë ditës do të jenë pa ndryshime të theksuara. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR