• e premte, 05 korrik 2024

Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe me periudha me diell

Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe me periudha me diell

Shkup, 20 prill 2024 (MIA) - Moti do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe me periudha me diell. Pasdite në pjesët lindore do të ketë reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, ndërsa në pjesët perëndimore nga drejtimi perëndimor. temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri 7 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 13 deri 20 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm, me periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri 2, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 19 gradë.

Vazhdon periudha e motit të ndryshueshëm me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut. Të dielën dhe të martën, në disa vende do të ketë reshje, të cilat kohë pas kohe do të jenë më të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara me dukuri të bubullimave dhe erës së prëforcuar. Për shkak të zbritjes së masës më të ftohtë ajrore, të dielën në male reshjet do të jenë me borë dhe do të formohet shtresë e re e borës.

 

QËNDRONI TË LIDHUR