• e mërkurë, 03 korrik 2024

Mot i lig në Negotinë

Mot i lig në Negotinë

Shkup, 31 maj 2023 (MIA) - Nga ora 11:45 deri në orën 12:30 rajonin e komunës Negotinë e kaploi moti i lig, i shoqëruar me reshje të shiut, kumtuan nga Qendra për menaxhim me kriza në Fejsbuk.

"Reshjet ishin të rrëmbyeshme dhe të njejtat shkaktuan vërshime në disa objekte afariste në qendër të qytetit, trafostacionin e EVN-së me ç'rast ishte reaguar me kohë nga ana e NJTZ Negotinë në mënyrë që të os ndërpritet furnizimi me energji elektrike. Gjithashtu në fshatin Disan ka vërshim të një objekti banesor (shtëpi). NJTZ Negotinë ka intervenuar me 4 ekipe nga 8 zjarrfikës dhe 3 automjete zjarrfikëse me pajisje adekuate për pompimin e ujit të mbledhur. ka shkaktuar dëm material i cili plotësosht do të konstatohet. Intervenimi ka zgjatur prej orës 12:30 deri në orën 16:30", kumtuan nga Qendra për menaxhim me kriza. ab/

Foto: QMK print skrin

Video: QMK

QËNDRONI TË LIDHUR