• e enjte, 29 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Mot i kthjellët dhe i ftohtë, me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare gjatë ditës

Mot i kthjellët dhe i ftohtë, me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare gjatë ditës

Shkup, 9 prill 2025 (MIA) - Moti sot në mëngjes është i kthjellët dhe i ftohtë, ndërsa gjatë ditës do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa përgjatë lumit Vardar herë pas here erë e fortë nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin -7 deri në 0, dhe maksimale do të arrijë nga 8 deri në 16 gradë.

Në Shkup, mëngjes i kthjellët dhe i ftohtë, me diell me vranësira të lehta deri në mesatare gjatë ditës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bjerë në -4, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Sipas parashikimit të DPHM-së, vijon periudhë me mot të qëndrueshëm dhe më të ngrohtë, përveç nesër (e enjte) kur do të ketë reshje lokale shiu dhe borë në male.

"Temperaturat e mëngjesit dhe të ditës do të rriten gradualisht", njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR