• e mërkurë, 26 qershor 2024

Moskë: MKA ruse ka shkatërruar drone të armikut mbi Kalushka dhe rajonin e Moskës

Moskë: MKA ruse ka shkatërruar drone të armikut mbi Kalushka dhe rajonin e Moskës

Moskëm 5 shtator 2023 (MIA) - Mbrojtja kundërajrore (MKA) ka shkatërruar dy fluturake pa pilot mbi rajonet Kalushka dhe Tver, të cilët kufizohen me rajonin e Moskës, si dhe një afër kryeqytetit, mbi rajonin Istra në rajonin e Moskës, kumtoi Ministria ruse e Mbrojtjes.

"Mbrojtja antiajrore ruse ka shkatërruar gjithsej tre fluturakë pa pilot, të cilët janë përpjekur ta sulmojnë Moskën herët në mëngjes, ndërsa nuk ka të plagosur", deklaroi prefekti Sergej Sobjanin.

Ai tha se forcat për mbrojtje kundërajrore e kanë shkatërruar dronin në rajonin Tver në zonën Zavidovo, i cili ka fluturuar në drejtim të Moskës, me ç'rast nuk ka viktima ose dëm material.

Prefekti ka përmendur gjithashtu se në vendngjarje kanë dalë menjëherë shërbimet e emergjencës.

Sipas mediave ruse, pallati zyrtar rezidencial i presidentit rus Vladimir Putin - "Rus" - ndodhet në Zavidovë.

Agjencitë ruse të lajmeve raportuan se gati 50 fluturime u anuluan ose u vonuan herët këtë mëngjes nga katër aeroporte kryesore pranë Moskës. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR