• e hënë, 23 dhjetor 2024

Moslejimi i hyrjes së Patriarkut Porfirij në Kosovë është në kundërshtim me parimet e një shoqërie demokratike, tha Stano

Moslejimi i hyrjes së Patriarkut Porfirij në Kosovë është në kundërshtim me parimet e një shoqërie demokratike, tha Stano

Bruksel, 13 maj 2024 (MIA) - Refuzimi për të lejuar hyrjen në Kosovë të kreut të Kishës Ortodokse serbe, Patriarkut Porfirij, është në kundërshtim me parimet themelore të çdo shoqërie demokratike multietnike dhe tolerante, deklaroi sot zëdhënësi kryesor i KE-së për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë, Peter Stano.

"Vizita e Patriarkut Profirij ishte paralajmëruar në përputhje me marrëveshjet përkatëse të dialogut dhe duhej të lejohej të hynte", tha Stano.

Sipas tij, me një vendim të tillë, autoritetet e Kosovës jo vetëm që kanë shkelur marrëveshjen për vizita zyrtare nga viti 2014, por paturpësisht e injorojnë rëndësinë që Kisha Ortodokse serbe ka për disa nga banorët e Kosovës.

"BE vazhdon të përsërisë thirrjen e saj për zbatimin e plotë dhe të pakushtëzuar të të gjitha marrëveshjeve dhe detyrimeve të dakorduara në dialog, përfshirë ato për vizita zyrtare", theksoi Stano.

Ai shtoi se edhe pse raundi i nesërm i bisedimeve lidhur me gjetjen e një zgjidhjeje për tejkalimin e problemeve të shkaktuara nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për shpalljen e euros si monedhën e vetme legale në Kosovë ka një agjendë plotësisht të mbushur, megjithatë, si gjithmonë, BE-ja nuk do të humbasë rastin për të përcjellë disa mesazhe, pritje dhe pakënaqësi për veprime të caktuara të ndonjërës nga palët. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR