• e hënë, 23 dhjetor 2024

Monika Beluçi në Festivalin e filmit në Selanik

Monika Beluçi në Festivalin e filmit në Selanik

Athinë, 9 nëntor 2023 (MIA) - Për projeksionin e filmit "Maria Kalas letra dhe memoare", aktorja itlaiane Monika Beluçi po merr pjesë në Festivalin e 64-t ndërkombëtar të filmit në Selanik, në kuadër të të cilit do të shpërblehet edhe me "Aleksandrin e Artë" për kontributin e saj në kinematografi, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Beluçi mbrëmë mori pjesë në premierën e filmit të Tom Volf dhe Janis Dimolicas, në të cilin në monolog lexon fragmente nga letrat e sopranos Kalas.

Në tapetin e kuq para kinemasë së Selanikut u prit nga një numër i madh adhuruesish, ndërkaq para projeksionit shkurtimisht tha se Greqia është thellë në zemrën e saj.

"Jam shumë e lumtur që jam këtu. Ju falënderoj për ftesën. Siç e dini të gjithë, Greqia është thellë thellë në zemrën time. Nuk dua të them shumë për filmin, do ta zbuloni vetë. Shijojeni shfaqjen", tha Beluçi në presmierën e mbrëmshme.

Sonte do të shfaqet filmi "Malena" i Xhuzepe Tornatores, me të cilin Beluçi u bë e njohur botërisht, ndërkaq plotësisht do t'i ndahet çmimi "Aleksandri i Artë" i Festivalit filmit të Selanikut.

Projekcioni i filmit "Maria Kalas letra dhe memoare" është në kuadër të shënimit të vitit të Kalasit, me rastin e njëqindvjetorit të lindjes së sopranos. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR