• e diel, 22 dhjetor 2024

Modriqi nuk ka sjell vendim që të largohet nga Real Madridi

Modriqi nuk ka sjell vendim që të largohet nga Real Madridi

Madrid, 2 shkurt 2024 (MIA) - Lluka Modriqit (38) i skadon kontrata me Real Madridin në fund të sezonit. Flitej edhe për një largim nga klubi madrilen verën e vitit 2023, kur pati oferta nga klubet saudite.

Megjithatë, ai mbeti në skuadrën e trajnerit Karlo Ançeloti i cili këtë sezon nuk po e shfrytëzon shumë në ekipin e parë.

Vendin e tij, tashmë e zunë lojtarë të rinj si Xhad Belingam, Fede Valverde, Aurelien Çoameni apo Eduardo Kamavinga, si dhe Toni Kros dhe Dani Sebalos.

Kapiteni i reprezentacionit kroat ka pasur 25 paraqitje, pra 1.340 minuta në fushë, pasi disa nga yjet e rinj të Realit pësuan lëndime, kështu që u krijua hapësirë për mesfushorin legjendar. Ndryshe, ai ka qenë startues vetëm 15 herë, ndërsa katër ndeshjet e kampionatit i ka nisur nga stoli.

Poashtu "Atletik" mëson se Modriqi nuk e ka prioritet të shkojë në Arabinë Saudite ku janë bashkatdhetarët e tij Marselo Brozoviq dhe Ivan Rakitiq.

Foto: Tuiter/ Real Madrid

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR