Modriq mbetet lojtari me më shumë trofe në historinë e Real Madridit
- Pas fitores së Real Madridit me 2:0 ndaj Atalantës në Superkupën e UEFA-së, mesfushori Luka Modriq mbetet lojtari me më shumë trofe në historinë e klubit madrilen.
- Post By Qefsere Abduli
- 08:42, 15 gusht, 2024

Madrid, 15 gusht 2024 (MIA) - Pas fitores së Real Madridit me 2:0 ndaj Atalantës në Superkupën e UEFA-së, mesfushori Luka Modriq mbetet lojtari me më shumë trofe në historinë e klubit madrilen.
Për kroatin ky trofe është i 27-ti në fanellën e “Klubit mbretëror”.
Të dytët në këtë listë janë Daniel Karvahal dhe Naço, të cilët kanë nga 26-të trofe me Real Madridin. Karim Benzema dhe Marselo përmbyllin treshen e parat me 25.
Mbrëmë në Varshavë, Real Madridi fitoi Superkupën e UEFA-s për herë të gjashtë, një rekord mes të gjitha klubeve.
Barcelona dhe Milani për pesë herë e fituan trofeun, ndërsa Liverpuli katër herë. qa/
Foto: EPA