• e premte, 05 dhjetor 2025

Modi në Tokio: India dhe Japonia do të formësojnë "shekullin aziatik"

Modi në Tokio: India dhe Japonia do të formësojnë

 Tokio, 29 gusht 2025 (MIA) - Kryeministri indian Narendra Modi deklaroi se India dhe Japonia do të "formësojnë shekullin aziatik për stabilitet, rritje dhe prosperitet". Ai e bëri deklaratën gjatë një vizite në Tokio, e cila synon të forcojë bashkëpunimin në siguri dhe të sigurojë investime të reja japoneze në Indi.

"Partneriteti midis Indisë dhe Japonisë është strategjik dhe i arsyeshëm. Të udhëhequr nga logjika ekonomike, i kemi transformuar interesat tona të përbashkëta në prosperitet të përbashkët", tha Modi në një forum ekonomik. 

 Ai e përshkroi Indinë si një "trampolinë" për kompanitë japoneze drejt Jugut global.

 Sipas raportimeve mediatike, Tokio do të paralajmërojë investime me vlerë 68 miliardë dollarë në Indi.

 Vizita është pjesë e një turneu më të gjerë të Modit, i cili nga Japonia do të udhëtojë në Kinë për samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, ku do të marrin pjesë edhe Presidenti kinez Si Xhinping dhe lideri rus Vladimir Putin. Kjo është vizita e parë e Modit në Kinë që nga viti 2018.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR