• e premte, 05 dhjetor 2025

MMJPH: Pas zjarrit në Trubarevë janë matur përqë[ndrime të larta të grimcave dhe metale të rënda, momentalisht nuk ka tejkalim të vlerave kufitare

MMJPH: Pas zjarrit në Trubarevë janë matur përqë[ndrime të larta të grimcave dhe metale të rënda, momentalisht nuk ka tejkalim të vlerave kufitare

 Shkup, 19 shtator 2025 (MIA) - Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se rezultatet e matjes së cilësisë së ajrit të kryer në Trubarevë, më 13 dhe 14 shtator, pas zjarrit në depon "F-Grupaciioni", tregojnë tejkalim të konsiderueshëm të kufijve të lejuar për grimcat "PM10", plumb, kadmium dhe arsenik, si dhe se janë matur përqendrime të larta të grimcave dhe metaleve të rënda.

 Në komunikatë theksohet se më 18 dhe 19 shtator, gjithashtu, është zbatuar një matje e vazhdueshme e cilësisë së ajrit, e cila tregon se për momentin nuk ka tejkalime të vlerave kufitare dhe se përqendrimet e grimcave "PM10" janë brenda kufijve të lejuar për mbrojtjen e shëndetit të njeriut.

"Rezultatet aktuale 18–19 shtator 2025): Mesatarja e PM₁₀: 9,8 µg/m³,  vlera maksimale: 43,3 µg/m³,  vlera momentale: 8,2 µg/m³; Rezultatet pas zjarrit 13–14 shtator 2025: Grimca PM₁₀: 92,65 µg/m³ (mbi kufirin e lejuar prej 50 µg/m³); Plumb (Pb): 0,75 µg/m³ (mbi 0,5 µg/m³); Kadmium (Cd): 59,1 ng/m³ (mbi 5 ng/m³); Arsen (As): 8,9 ng/m³ (mbi 6 ng/m³); Nikel (Ni): 6,4 ng/m³ (brenda kufijve të lejuar, nën 20 ng/m³)", theksohet në komunikatë.

 Shtojnë se MMJPH dhe Inspektorati Shtetëror për Mjedis të Jetesës do të vazhdojnë me monitorim dhe informim në kohë  të opinionit.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR