• e diel, 22 dhjetor 2024

MMJPH: Koncentrimet e larta të PM10 dhe PM2,5 në stacionin matës "Veles 2" janë si rezultat aktiviteteve ndërtimore

MMJPH: Koncentrimet e larta të PM10 dhe PM2,5 në stacionin matës

Shkup, 3 prill 2023 (MIA)- Për shkak të rikonstrumit të një pjese të rrugës “Bllagoj Gjorev” e cila gjendet në afërsi të stacionit matës në Veles – Veles 2, i vendosur  në oborrin e çerdhes “Dimçe Mirçev” në lagjen Tunel, shfaqen koncentrime të larta të grimcave të suspenduara me madhësi deri në 10 dhe 2,5 mikrometra (PM10 dhe PM2,5) në afërsi të stacionit.

"Meqenëse burimi i ndotjes është shumë afër stacionit, koncentrimet e matura nuk japin pasqyrën përkatëse të cilësisë së ajrit në komunën e Velesit. Për shkak të kësaj dhe për të mbrojtur instrumentet nga koncentrimet e tepërta të pluhurit, ato do të përjashtohen deri në përfundimin e punimeve të ndërtimit", thuhet në kumtesë.

MMJPH njofton qytetarët e komunës së Velesit të cilët jetojnë dhe lëvizin në afërsi të lokacionit ku zhvillohen aktivitetet ndërtimore se deri në përfundimin e punëve ndërtimore mund të ketë koncentrime më të larta dhe të ndërmarrin masa mbrojtëse personale.

"Rekomandohet që komuna e Velesit të ndërmarrë aktivitete që rindërtimi i rrugës të përfundojë më shpejtë dhe në ndërkohë të obligohet ekzekutuesi që ta spërkasë më shpesh rrugën në mënyrë që ajo të jetë vazhdimisht e lagësht", thuhet në kumtesën e MMJPH.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR