• e diel, 22 dhjetor 2024

MMJPH: Hyjnë në fuqi rekomandimet dhe masat për tejkalimin e pragut të alarmit të grimcave të pezulluara PM 10 në Kërçovë

MMJPH: Hyjnë në fuqi rekomandimet dhe masat për tejkalimin e pragut të alarmit të grimcave të pezulluara PM 10 në Kërçovë

Shkup, 25 janar 2024 (MIA) - Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informoi se hyjnë në fuqi rekomandimet dhe masat për tejkalimin e pragut të alarmit të grimcave të pezulluara PM 10 në Kërçovë.

"Në bazë të Dekretit për ndryshimin dhe plotësimin e Dekretit për vlerat kufitare për nivelet dhe llojet e substancave ndotëse në ajrin e ambientit dhe pragjet e alarmit, afatet për arritjen e vlerave kufitare, kufijtë e tolerancës për vlerat kufitare, vlerat e synuara dhe synimet afatgjate (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 183 më datë 14.12.2017) e cila përcakton pragun e alarmit për grimcat e suspenduara me madhësi deri në 10 mikrometra (që e tejkalojnë vlerën prej 150 mg/m³ gjatë dy ditëve radhazi) dhe parashikimin e motit të marrë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, ju njoftojmë se është tejkaluar në pikën matëse në Kërçovë", thuhet në kumtesën e sotme nga MMJPH. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 


 

 

QËNDRONI TË LIDHUR