• e martë, 24 dhjetor 2024

Mjekët amë ankohen për gjoba për tejkalimin e barnave të lëshuara, nga Fondi thonë se reagimi është për qëllimin e përshkrimit racional të barnave

Mjekët amë ankohen për gjoba për tejkalimin e barnave të lëshuara, nga Fondi thonë se reagimi është për qëllimin e përshkrimit racional të barnave

Shkup, 29 maj 2024 (MIA) - Shfaqja e dënimeve për gjoja tejkalime të barnave të lëshuara, në kushtet e buxhetit të parritur për barnat për terapi kronike, ku një pjesë e mjekëve u vunë në situatën që duhet t'i kthejnë paratë, ndonëse,  siç thonë, duhej të përshkruajnë barna, ka qenë arsyeja e parë e reagimit të sotëm të mjekëve të amë para Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Ndonëse, siç u theksua, paratë ende nuk u janë paguar, dhe u është premtuar se askush nuk do të dënohet.

 "Problemi i dytë është që të gjitha raportet nga kontrollet e specializuara dhe të ngjajshme, kërkohen nga mjeku amë. Ky është një shpenzim i madh për ne dhe paratë që marrim nuk rriten, gjë që na paraqet problem në funksionim. Sipas analizave tona, për të mbijetuar na duhen shumë më tepër para. Ka shumë largime nga kuadri shëndetësor, vështirë të gjendet personeli mjekësor. Ne jemi të gatshëm për punë në mënyrë elektronike, letrën ta hedhim. Mjekët e kryejnë me ndërgjegje profesionin e tyre, ndonjëherë në dëm të tyre, vetëm e vetëm që çdokujt t'i jepet ilaq. Dhe ka mungesë të barnave. Zgjidhjet në favor të shëndetësisë janë shumë të ngadalta. Apelojmë që të jetë më shpejtë. Kur për një kohë të gjatë nuk gjetëm, të paktën, shenja se diçka do të përmirësohej, vendosëm t'i kushtonim vëmendje faktit që jemi në një situatë të keqe", tha doktor Lubomir Stefanovski, mjek amë dhe anëtarë i Bordit Drejtues të shoqatës dhe nënkryetar i Odës së Mjekësisë për mbrojtje primare shëndetësor.

 Mjekja Ankica Stanoevska, specialiste e mjekësisë familjare, tha se, madje,  edhe katedra e mjekësisë familjare, për fat të keq, deri më tani nga Ministria, si specializim në mjekësinë familjare as që ishte e njohur.

  Filip Drakalski, si një mjek i ri i mjekësisë së përgjithshme, tha se për të është sfidë që të punojë në këtë profesion. 

 Nga Fondi për Sigurim Shëndetësorë (FSSH) sa i përket reagimit të mjekëve amë, e theksojnë qëllimin e përshkrimit racional të barnave i cili është më shumë se 10 vjet në fuqi dhe për shkak të të cilit ulet një pjesë e kapitacionit të tyre, nëse ndonjë nga mjekët amë e tejkalon atë qëllim. qa

Foto: MIA

  

QËNDRONI TË LIDHUR