• e mërkurë, 07 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Mjegull në Strazhë dhe Bukovë

Mjegull në Strazhë dhe Bukovë

 Shkup, 28 shkurt 2025 (MIA) - Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, vende vende nëpër rrugë kryesisht të lagështa.  Për shkak të mjegullës, dukshmëria është ulur në 70 metra në qafat malore të Strazhës dhe Bukovës.

 Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. 

 Në autostradën A1, aksi Demir Kapi - Smokvicë nga 20.02.2025. deri më datë 31.05.2025, për shkak të rikonstruksionit të tubit të tunelit të majtë të tunelit T2, do të ketë ndryshim të përkohshëm në qarkullim. Tubi i majtë i tunelit të tunelit T2 është plotësisht i mbyllur për qarkullim, ndërsa trafiku është plotësisht i orientuar në tubin e djathtë të tunelit me zhvillim të dyanshëm të trafikut.

 LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR