• e premte, 27 dhjetor 2024

Mjegull në rrugën drejt Kodrës së Diellit dhe në Gjavato dhe Pletvar

Mjegull në rrugën drejt Kodrës së Diellit dhe në Gjavato dhe Pletvar

Shkup, 13 dhjetor 2024 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa në kushte të dimrit, në disa vende nëpër rrugë të lagështa. Dukshmëri të zvogëluar për shkak të mjegullës ka deri 30 kilometra në aksin rrugor f. Gajre - Kodra e Diellit dhe qafat malore Gjavato dhe Pletvar 50 metra, njoftoi LAMM-ja.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve, ku ekziston mundësia për rrëshqitje të dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.  

LAMM përkujton se nga 15.11.2024 filloi detyrimi ligjor për posedimin e obligueshëm të pajisjes dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen momentale të kohës. Ky obligim do të zjgat deri 15.03.2025. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR