Mjalbi vazhdon të shkruaj histori në futbollin suedez
- Klubi modest Mjalbi i cili të hënën e kaluar u bë kampion i Suedisë për herë të parë në historinë e vet, vendosi rekord duke u bërë skuadra që fiton më shumë pikë në historinë e kampionatit suedez në futboll.
- Post By Fami Bajrami
- 12:19, 27 tetor, 2025
Mjalbi, 27 tetor 2025 (MIA) – Klubi modest Mjalbi i cili të hënën e kaluar u bë kampion i Suedisë për herë të parë në historinë e vet, vendosi rekord duke u bërë skuadra që fiton më shumë pikë në historinë e kampionatit suedez në futboll.
Mjalbi të dielën mposhti Norçepingun me 2:1 të dielën, duke regjistruar kështu fitoren e 21-të në raundin e 28-të të kampionatit suedez. Në dy xhiro deri në fund të sezonit, Mjalbi ka 69 pikë duke tejkaluar rekordin prej 67 pikësh të vendosur nga Malme në vitin 2010 dhe teorikisht me fitoret ndaj Vornamo dhe Haken, mund të arrijë shifrën prej 75 pikësh.
Mjalbi u themelua në vitin 1939. Klubi është me seli në qytetin me të njëjtin emër me një popullsi prej rreth 1.400 banorë, por luan ndeshjet e tij në stadiumin Strandvallen në qytetin fqinj Helevik me kapacitet prej 6.000 spektatorë.
FOTO: EPA