• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mitreski-Jovanoviq: Bashkëpunimi mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut është e shkëlqyer dhe nuk ekzistojnë pyetje të hapura

Mitreski-Jovanoviq: Bashkëpunimi mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut është e shkëlqyer dhe nuk ekzistojnë pyetje të hapura

 Shkup, 21 mars 2024 (MIA) - Bashkëpunimi miqësor mes dy vendeve është i shkëlqyer dhe nuk ekzistojnë çështje të hapura, kanë konstatuar në takimin e sotëm kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski dhe ambasadorja e Serbisë në Maqedoninë e Veriut, Nevena Jovanoviq. 

Të dy bashkëbiseduesit, siç njofton shërbimi për shtyp i Kuvendit, kanë vlerësuar se në vitet e kaluara është vërejtur tendencë për intensifikimin e dinamikës në mbajtjen e takimeve të rregullta dypalëshe në nivelin më të lartë nga të dyja palët.

 "Marrëdhëniet e mira dypalëshe duhet të vazhdojnë edhe në të ardhmen sepse është jashtëzakonisht e rëndësishme të vazhdohet bashkëpunimi dhe të tejkalohen me sukses të gjitha dallimet. Në takim u përshëndet edhe iniciativa rajonale "Ballkani i Hapur", ku bashkëbiseduesit ranë dakord se iniciativa nënkupton hapjen e mundësive për lidhje dhe bashkëpunim rajonal, për qarkullim të lirë të udhëtarëve, mallra dhe shërbime që çojnë në lidhjen e tyre rajonale dhe hapjen e rrugës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian", thuhet në kumtesë. 

 

Mitreski dhe Jovanoviq në takim shprehën besimin se rruga e vetme drejt zhvillimit të shpejtë është thellimi i bashkëpunimit ekonomik, e cila do të kontribuojë në arritjen e prioriteteve kyçe evropiane si tranzicioni i gjelbër dhe digjital, ndërsa lidhja me energjinë dhe infrastrukturën janë një parakusht kyç për zhvillimin e një biznesi të suksesshëm. qa

Foto: Kuvendi i RMV-së

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR