• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mitreski: Lufta për të drejtat e punëtorëve nuk ndalet asnjëherë

Mitreski: Lufta për të drejtat e punëtorëve nuk ndalet asnjëherë

Shkup, 1 maj 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitreski në emër të deputetëve dhe në emrin e tij personal u dërgoi urim qytetarëve, sindikatave dhe të gjithë qytetarëve të vendit me rastin e 1 Majit, Ditës ndërkombëtare të punës, kumtoi shërbimi i Kuvendit për shtyp.

"Data e sotme është edhe një mundësi të përkujtohemi se respektimi dhe vlerësimi adekuat i punës së punëtorit është themeli i ndërtimit të një shoqërie të barabartë, ekonomikisht prosperuese dhe me të drejta sociale. Ato janë premisat të cilave duhet t'u përmbahemi çdo ditë, duke krijuar dhe realizuar politika të cilat sigurojnë mbështetje për ndërmarrjet vendore, tërheqje të investimeve të huaja, hapje të vendeve të reja të punës, rritje të rrogave. Dhe të cilat u mundësojnë qytetarëve të ndjehen dinjuitoz, të valorizuar dhe produktiv në vendet e tyre të punës, duke kontribuuar në atë mënyrë edhe për zhvillimin e shtetit, shkroi Mitreski në urim.

Ai përkujtoi se kjo përbërje kuvendore i solli ndryshimet e ligjit për rogën minimale, me të cilat u konfirmua metodologjia për rritje të vazhdueshme të rrogabe dhe të standardit të qytetarëve, me çka është arritur hap i rëndësishëm në avancimin e të drejtave të punëtorëve. ab/

Fotо: МIА arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR