• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Mitreski: Do të propozojmë ndryshime të Ligjit për arsimin e lartë për rregullim të koeficientit për rrogën në institucionet e arsimit të lartë

Mitreski: Do të propozojmë ndryshime të Ligjit për arsimin e lartë për rregullim të koeficientit për rrogën në institucionet e arsimit të lartë

Shkup, 4 mars 2024 (MI)A - Kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski në koordinimin e sotëm të rregullt të së hënës me njerëzit e parë të grupeve parlamentare sollën vendim të propozohen ndryshime të Ligjit për arsimin e lartë, me të cilat, pritet, të rregullohet koeficienti për pagesë të rrogës së të punësuarve në institucionet e arsimit të lartë.

"Me qëllim që ta tejkalojmë pozitën jo të barabartë të të punëuarve në pesë universitetet shtetërore: "Goce Dellçev" - Shtip, "Shën Klimenti i Ohrit" - Manastir, Universiteti shtetëror në Tetovë, "Shën Apostoli Pal", si dhe në Univeristetin "Nëna Terezë", në koordinimin e ssotëm sollëm vendim të propozojmë ndryshime të Ligjit për arsimin e lartë, me të cilat do të rregullohet koeficienti për pageës të rrogës së të punësuarve në institucionet e arsimit të lartë, me çka do të sigurohet rritje adekuate e rrogave për të gjithë", shkroi Mitreski në profilin e tij në Fejsbuk.

Në këtë mënyrë, theksoi ai, e avancojmë standardin e të gjithë të punësuarve në veprimtarinë e arsimit të lartë, por edhe invesstojmë në arsim dhe në të ardhmen e gjeneratave të reja.

Mitreski u bëri thirrje të gjithë deputetëve ta mbështesin këtë zgjidhje ligjore, sepse, siç tha në arsim është çështje për të cilën është i domosdoshëm konsensusi dhe për të cilin nuk ka hapësirë për kalkulime politike apo partiake.

Министерството за образование и наука објави повик за доделување парична награда за освоено прво, второ или трето место на меѓународен натпревар од областа на математиката и природните науки

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) sot lidhur me protestën e pesë univeriteteve publike, të cilat kërkojnë nënshkrim të marrëveshjes kolektive, për MIA-n konfirmoi se e mbështesisn çdo ide për rritje të rrogave dhe nëse ekziston vullnet në Kuvend për nënshkrimin e saj, si institucion do të marrin pjesë në negociata.

"MASH-i dhe ministri Jeton Shaqiri e mbështesin çdo ide për rritje të rrogave të të punësuarve në institucionet arssimore pa dallim nëse janë të arismit fillor, të mesëm apo të lartë. Duke pasur parasysh atë që themelues i universiteteve shtetërore është Kuvendi, nëe atje ekziston vullnet për nënshkrim të marrëveshjes kolektive edhe me universitetet e tjera, përveç USHCM-së, si institucion do të marrim pjessë në negociata, sepse kuadri mësimor - shkencor meriton rroga më të mëdha", potencojnë nga MASH-i.

Anëtarët e sindikatave të pesë universiteteve shtetërore në Shkup në protestën e sotme të qetë kërkuan nënshkrimin e marrëveshjes kolektive të pesë universiteteve publike dhe barazim të të drejtave, obligimeve dhe përgjegjësive me Universitetin "Shën Cirili e Metodi".

Ata e përshëndetën nënshkrimin dhe zbatimin e marrëveshjes kolektive të Universitetit "Shën Cirili e Metodi" nga Shkupi, por njëkohësisht treguan për statusin e pabarabartë të pesë universiteteve të tjera publike në vend. Konsiderojnë se janë injoruar dhe diskriminuar nga Qeveria dhe Kuvendi në raport me USHCM-në, të punësuarit e të cilit me marrëveshjen e nënhkruar kolektive nga ky muaj do të marrin rritje të rrogave për rreth 22 për qind. ab/

Foto: Kuvendi i RMV-së/MIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR