• e premte, 22 nëntor 2024

Miteva: Mësimdhënësit nga ky muaj do të kenë paga më të larta për pesë për qind, deri në vitin 2028 rritja do të jetë 46 për qind

Miteva: Mësimdhënësit nga ky muaj do të kenë paga më të larta për pesë për qind, deri në vitin 2028 rritja do të jetë 46 për qind

Shkup, 14 tetor 2024 (MIA) - Mësuesit dhe profesorët nga ky muaj do të kenë paga më të larta për pesë për qind, ndërsa deri në vitin 2028 rritja do të jetë minimum 46 për qind, njoftoi sot në konferencën për mediat zëdhënësja e Qeverisë, Maria Miteva. 

Qeveria, MASH-i dhe SASHK-u do të nënshkruajnë marrëveshje kolektive për rritjen e vazhdueshme të pagave, që do të varen nga të ardhurat e buxheti, por edhe për çështje tjera të rëndësishme për kuadër arsimor. Pas negociatave të gjera me të interesuarit, Qeveria mori vendimin për rritjen e pagave dhe solli qëndrim për rritje të vazhdueshme në vitet e ardhshme, që do të varet nga të ardhurat në buxhet.  

Kuadri arsimor do të marrë për pesë për qind pagë më të lartë, duke filluar nga tetori i këtij viti deri në shkurt, vitin e ardhshëm. Në mars të vitit 2025 siç njoftoi Miteva, Qeveria merr qëndrimin se rritja duhet të arrijë në shtatë (7) për qind. Në vitin 2026-të, në mars varësisht nga gjendja e Buxhetit, rritja e pagave duhet të jetë mes shtatë e gjysmë dhe dhjetë (7,5 dhe 10) për qind. Varësisht nga të ardhurat në vitin 2027-të rritja e pagave duhet të jetë në nivel nga 7,5 dhe 10 për qind ndërsa në mars të vitit 2028 rritja do të jetë mes 10 dhe 12,5 për qind. 

"Me këtë qëndrim Qeveria angazhohet për rritjen e vazhdueshme të pagave të personelit të arsimuar që në vitin 2028-të do të arrijë një rritje prej të paktën 46 për qind, pagë më e lartë për të gjithë në kuadrin arsimor ndryshe nga sa marrin sot, varësisht se në cilën shkallë do të jetë aplikimi, e përsëris do varet nga të ardhurat në buxhet", tha Miteva. 

Dialogu i partneritetit mes Qeverisë, MASH-it dhe SASHK-ut do të vazhdojë më së voni në shkurt, vitin e ardhshëm Qeveria, mori qëndrimin që të sillet edhe marrëveshja kolektive. 

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, nëse janë kryer përgatitjet për sezonin e ngrohjes dhe a është e mundur që shkollat ​​në Komunën e Karposhit të fillojnë sezonin e ngrohjes me radiatorë të ftohtë, Miteva tha se do të mbledhin informacione për gjendjen dhe borxhet pas të cilave do ta informojnë publikun. qa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR