• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mishell: Këshilli Evropian është i detyruar të emërojë kryetarin e ardhshëm të KE-së deri në fund të qershorit

Mishell: Këshilli Evropian është i detyruar të emërojë kryetarin e ardhshëm të KE-së deri në fund të qershorit

Bruksel, 3 qershor 2024 (MIA) - Kryetari i Këshillit Evropian, Sharll Mishell, paralajmëroi se fillon konsultime dypalëshe me liderët e vendeve të BE-së, që institucioni ta përmbushë detyrimin e tij për përcaktimin e shefit të ardhshëm të Komisionit Evropian deri në fund të qershorit. 

Më së miri është që të arrihet unanimitet ose të paktën marrëveshje e gjerë, deklaroi ai për gazetarët në Bruksel.

"Kam përshtypjen se nuk jam i vetmi që pret që të mos jetë e lehtë", theksoi Mishel me rastin e dy takimeve të planifikuara për në fund të muajit të krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve të BE-së pas zgjedhjeve për eurodeputetë. Ne jemi dakord me qëllimin që të kemi një vendim deri në fund të qershorit, askush nuk e vë në dyshim këtë", shpjegoi ai.

Kur KE-ja është shumë politike, fitohet përshtypja se është më pak e paanshme. Paanshmëria duhet të jetë prioritet. Për shkaqe të panjohura, ndërsa për fat të keq, ai është gabim, KE-ja në kohën e fundit ndërmerr gjithnjë e më pak procedura ndëshkuese, deklaroi Mishell.

Sipas tij, do të ishte "gabim i marrë" të mendohet për bashkimin e funksioneve president i KE-së dhe Këshillit Evropian. 

"Nuk jam i sigurt se na duhet komision politik, por na duhet union gjeopolitik. Është mirë që kryetari i ardhshëm i Këshillit Evropian ishte kryeministër. Kjo nuk është kërkesë ligjore, por jep përparësi", tha ai.

Mishelli nuk e përjashton mundësinë që Këshilli Evropian deri në fund të muajit ta caktojë shpërndarjen e qëndrimeve në komisionin e ardhshëm. Ai theksoi se marrëveshja për BE-në parasheh që komisioni të ketë një nënkryetar dhe se ai do të jetë përgjegjës për politikën e jashtme. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR