• e premte, 05 dhjetor 2025

Misajlovski - lord Kouker: Mbretëria e Bashkuar mbetet e përkushtuar në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të Maqedonisë

Misajlovski - lord Kouker: Mbretëria e Bashkuar mbetet e përkushtuar në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të Maqedonisë

Shkup, 16 korrik 2025 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes Vlado Misajlovski, sot, në kuadër të vizitës së tij të punës në Mbretërinë e Bashkuar, u takua me lord Vernon Kouker ministër shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar.

Siç kumtojnë nga Ministria e Mbrojtjes, në takim u këmbyen mendime lidhur me zhvillimin e bashkëpunimit mbrojtës midis dy vendeve, si dhe situatën e sigurisë në rajon dhe Evropë.

"Një nga temat më të rëndësishme gjatë takimit ishte edhe Marrëveshja për bashkëpunim në mbrojtje, e cila është në fazën përfundimtare të harmonizimit. Mbretëria e Bashkuar mbetet e përkushtuar ndaj zhvillimit të kapaciteteve mbrojtëse të Maqedonisë, konfirmoi lord Kouker – veçanërisht në aspektin e përmbushjes së Nato Objektivat e aftësive, por edhe mbrojtjes kibernetike, edukimit ushtarak dhe kurseve gjuhësore", qëndron në kumtesë.

Nga Ministria theksojnë se Armata e Maqedonisë dhe Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar vazhdimisht stërviten dhe zhvillohen së bashku.

"Në vitin 2023 dhe 2024, ushtarët e Maqedonisë ishin pjesë e stërvitjes "Cambrian Patrol" në Uells, ndërsa anëtarët e Forcave të Armatosura britanike kanë marrë pjesë vazhdimisht në stërvitje ndërkombëtare në shkallë të gjerë të mbajtura në poligonin e stërvitjes "Krivollak". Përveç kësaj, disa oficerë nga Maqedonia janë diplomuar në Kolegjin Mbretëror për studime mbrojtëse, një institucion me famë botërore i dedikuar zhvillimit të udhëheqësve dhe oficerëve të lartë të ardhshëm. Bashkëpunimi në mbrojtje midis dy vendeve daton që nga viti 1995, kur u nënshkrua Memorandumi i parë për mirëkuptim", theksohet në kumtesën. ls/

Foto: Ministria e Mbrojtjes 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR