• e hënë, 23 dhjetor 2024

Misajllovski - Rokas: Intensifikim të bashkëpunimit me Bashkimin Evropian rreth politikave të sigurisë dhe mbrojtjes së Unionit

Misajllovski - Rokas: Intensifikim të bashkëpunimit me Bashkimin Evropian rreth politikave të sigurisë dhe mbrojtjes së Unionit

Shkup, 7 tetor 2024 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski sot ka zhvilluar takim me ambasadorin e ri të BE-së Mihalis Rokas ku është biseduar për intensifikimin e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian në politikën e sigurisë dhe mbrojtjes së Unionit, si anëtare e NATO-s dhe vend kandidat për anëtarësim në BE.

"Misajllovski i uroi suksese në misionin diplomatik dhe dërgoi falënderime deri tek Bashkimi Evropian për pakon e fundit të ndihmës prej 13 milionë euro e cila do të financohet në kuadër të Fondit evropian të paqes, ndërsa do të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve të Armatës”, theksohet në kumtesë.

Në lidhje me pjesëmarrjen tonë në misionet dhe operacionet e Politikës së përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes së Unionit dhe në grupet luftarake të Unionit, ministri Misajllovski potencoi se me mbështetjen e BE-së janë forcuar kapacitetet e shtetit dhe kontributit tonë për paqen dhe sigurinë globale. rq/

Foto: Ministria e Mbrojtjes

QËNDRONI TË LIDHUR