• e premte, 05 dhjetor 2025

Misajllovski në Bruksel në takim të ministrave të Këshillit Veriatlantik të NATO-s

Misajllovski në Bruksel në takim të ministrave të Këshillit Veriatlantik të NATO-s

Shkup, 15 tetor 2025 (MIA) – Në Selinë e NATO-s në Bruksel sot ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski mori pjesë në takimin e Këshillit Veriatlantik të NATO-s në të cilin morën pjesë ministrat e Mbrojtjes të të gjitha 32 aleatëve, njoftuan sot nga Ministria e Mbrojtjes. 

Në takim ministrat e Mbrojtjes folën në shumë tema në lidhje me sigurinë. Ata bashkërisht e konfirmuan përcaktimin për zbatimin e detyrimeve të ndërmarra në Samitin në Hagë në qershor të këtij viti, veçanërisht në kontekst të zhvillimit intensiv të aftësive dhe kapaciteteve, si dhe në lidhje me investimin në mbrojtje. 

Njëherësh, ministrat u pajtuan se Aleanca dhe vendet anëtare janë plotësisht të përkushtuara në mbrojtje dhe parandalim, si dhe në mbrojtjen e çdo pëllëmbe të territorit aleat. 

“Ministri Misajllovski dha mbështetje të plotë për përpjekjet për forcimin e kapaciteteve të Aleancës, duke theksuar rëndësinë që rajoni i Ballkanit Perëndimor të mbetet paqësor, i qëndrueshëm dhe i sigurt. Misajllovski tha se vendi ynë mbetet plotësisht i përkushtuar për të kontribuar në sigurinë kolektive, duke marrë parasysh kontributin në misionin KFOR në Kosovë dhe pjesëmarrjen në forcat shumëkombëshe të Aleancës në Bullgari, Rumani dhe Letoni. Ministri u tha homologëve nga vendet anëtare se Armata e Maqedonisë së Veriut po pajiset dhe modernizohet intensivisht, si dhe se vendi ka një plan të qartë për rritjen e investimeve në mbrojtje dhe siguri, në përputhje me vendimet e Samitit të NATO-s në Hagë”, thuhet në kumtesën e MM-së.

Në takimin në Këshillin NATO – Ukrainë, në të cilin merr pjesë edhe Përfaqësuesja e BE-së për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë, Kaja Kallas vendet anëtare të NATO-s do ta konfirmojnë përcaktimin për mbrojtje të vazhdueshme, afatgjate për Ukrainën. 

Në kuadër të aktiviteteve të sotme në Selinë e NATO-s, ministri Misajllovski do të marrë pjesë edhe në takimin e Grupit të Kontaktit për Ukrainën. fc/

Foto: MM

 

QËNDRONI TË LIDHUR