• e hënë, 23 dhjetor 2024

Miratohen 243 milionë euro për “Behtel dhe Enka” për korridoret 8 dhe 10, transha e parë për pagesë 87 milionë euro

Miratohen 243 milionë euro për “Behtel dhe Enka” për korridoret 8 dhe 10, transha e parë për pagesë 87 milionë euro

Shkup, 22 mars 2023 (MIA) - Konsorciumit amerikano-turk "Behtel and Enka" i janë ndarë 15 miliardë denarë, gjegjësisht 243 milionë euro, për projektin për korridoret 8 dhe 10d, mjete të siguruara nga buxheti i Ministrisë së Transport dhe Lidhje për këtë vit. Programi i financimit të infrastrukturës rrugore për projektin e Korridorit 8 dhe Korridorit 10d për vitin 2023 është miratuar dje në seancën e Qeverisë, ndërsa sot është publikuar në Gazetën Zyrtare të RMV-së.

Qeveria e miratoi Programin në bazë të nenit 5 paragrafi (2) të Ligjit për përcaktimin e interesit publik dhe emërimin e partnerit strategjik për realizimin e Projektit për ndërtimin e infrastrukturës së Korridorit 8 (pjesa Tetovë-Gostivar-Bukojçan dhe projekti për autostradën Trebenishtë – Strugë – Qathanë) dhe Korridorin 10d (pjesa e autostradës Prilep – Manastir) dhe neni 30 paragrafi (8) nga Ligji për realizimin e buxhetit të Maqedonisë së Veriut për vitin 2023.

Programi përcakton qëllimin e fondeve të nevojshme për financimin e infrastrukturës rrugore për zbatimin e Projektit për ndërtimin e infrastrukturës së Korridorit 8 dhe Korridorit 10d, që janë parashikuar në Buxhetin e RMV-së për vitin 2023, Seksioni 130.01 Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, Nënprogrami 2M-Investimet në infrastrukturën rrugore kategoria 48 Shpenzime kapitale në pikën 489-Subvencione kapitale për ndërmarrje dhe organizata joqeveritare në një vlerë prej 15.000.000.000 denarësh.

„Mjetet nga pika 1 e këtij programi përdoren për Projektin për projektimin dhe ndërtimin e infrastrukturës së Korridorit 8 dhe Korridorit 10D në përputhje me Marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore, Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe Behtel/Enka për ndërtimin e Korridorit 8 dhe Korridorit 10D“, citohet në programin e publikuar në Gazetën Zyrtare.

Siç është specifikuar, fondet në vlerë prej 7.254.000.000 denarësh (117.000.000 euro) janë paguar në dy transhe dhe janë të destinuara për mobilizim, staf me mekanizim, vendosje të kampeve, laboratorëv dhe punë të tjera nga ana e kontraktorit para fillimit të aktiviteteve ndërtimore në linjat: seksioni 1. (Tetovë – Gostivar), seksioni 2 (Gostivar – Bukojçan), seksioni 3, (Trebenishtë – Strugë – Qafthanë) dhe seksioni 4 (Prilep – Manastir).

Fondet nga kësti i parë në një vlerë prej 5.390.000.000 denarësh (87.000.000 euro) dhe nga kësti i dytë në vlerë prej 1.864.000.000 denarësh (30.000.000 euro) paguhen në përputhje me nenin 14.

Gjithashtu fondet në vlerë prej 3.100.000.000 denarësh (50.000.000 euro) janë të destinuara për paradhënie në pajtim me nenin 14.2 të Marrëveshjes për ndërtimin e Korridorit 8 dhe Korridorit 10D, gjegjësisht për mobilizim, blerje të pajisjeve, bazave dhe materialeve për kontraktuesin dhe për mbështetjen për akses të fondeve.

Janë parashikuat 1.580.000.000 denarë (25.500.000 euro) për shpenzime kapitale indirekte, gjegjësisht për shpenzime që ngarkohen nga një kontraktues i huaj dhe janë në funksion të mbështetjes së aktiviteteve ndërtimore, përfshirë ndihmën e specialistëve për kapacitet teknik, komercial dhe menaxhues për të mbikëqyrur projektin dhe mbikëqyrjen e aktiviteteve të projektit nga personeli i zyrës kryesore të kontraktorit.

Qëllimi i fondeve në vlerë prej 49,5 milionë eurosh (3.066.000.000 denarë) është përgatitja e dokumentacionit të projektit për ndërtimin e autostradave, për dislokime të instalimeve nëntokësore dhe mbitokësore, kryerjen e dislokimeve të nëndheshme dhe mbitokësore, Gazeta Zyrtare e RMV-së nr. 63 me datë 21.3.2023, 2 nga 3 instalimet, aktivitetet përgatitore ndërtimore në trase, aktivitetet ndërtimore, pra ndërtimi i trasesë, hulumtimet gjeomekanike, sigurimi i zyrave dhe nevojave të tjera për mbikëqyrje etj, për akset rrugore: Tetovë - Gostivar, Gostivar - Bukojçan, Trebenishtë - Strugë - Qafthanë dhe Prilep - Manastir.

Pagesa e fondeve nga pika 2 e këtij programi kryhet në bazë të mbikëqyrjes së kryer më parë dhe një kërkese të paraqitur me shumën e deklaruar të pagesës dhe një kopje të situatës me dokumentacionin e plotë të pagesës, të cilën Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore ia paraqet Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.

Në bazë të kërkesës dhe dokumentacionit të paraqitur nga pika 3 e këtij programi, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve kryen pagesën e fondeve për Ndërmarrjen Publike për Rrugët Shtetërore.

Programi hyn në fuqi të nesërmen nga dita e publikimit në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Me Marrëveshjen me “Behtel dhe Enka” që u nënshkrua më 8 mars të këtij viti do të ndërtohen katër lote autostrade me gjatësi prej 108.8 kilometra. Vlera e projektit është 1.3 miliardë euro, pa paratë për shpronësim dhe projektim.

Përllogaritjet fillestare tregojnë se loti Tetovë - Gostivar me gjatësi prej 17,5 kilometra kushton 125 milionë euro, Gostivar - Bukojçan (30,3 kilometra) 560 milionë euro, Trebenishtë - Strugë - Qafthanë (21,7 kilometra) 360 milionë euro dhe loti Prilep - Manastir (39.4) 260 milionë euro. Lotet e autostradës do të jenë me tre korsi dhe gjerësi 10.7 metra me gjelbërim. Çmimi mesatar për kilometër duhet të jetë 12 milionë euro.

Fillimi i aktiviteteve për projektin u njoftua nga Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore më 22 prill të këtij viti në segmentet Tetovë - Gostivar dhe Prilep - Manastir.

Siç sqaroi Ministria e Transportit dhe Lidhjeve në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes, çmimet mbështeten në bazë të një studimi fizibiliteti të përgatitur nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe të rishikuar nga kompania konsulente “Grand Torton”. Kontrata me kontraktorin është hartuar sipas parimit të kontratave FIDIK, pra sipas parimit të sasive të matura. Kjo do të thotë se pagesat do të bëhen sipas punimeve të kryera në terren.

Konsorciumi IRD u zgjodh si këshilltar dhe mbikëqyrës i transaksionit ligjor për projektin dhe pas dyshimeve të publikut për kompanitë që janë pjesë e këtij konsorciumi, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit hapi një çështje.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, megjithatë, dje duke iu përgjigjut pyetjes së gazetarëve tha se çfarëdo që të përcaktojnë organet kompetetne për korridoret 8 dhe 10d, Qeveria do të veprojë në përputhje me konstatimet. 

QËNDRONI TË LIDHUR