• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministrja Trençevska u takua me përfaqësuesin e ri të UNHCR-së Gabriel Gulijano de Godoj

Ministrja Trençevska u takua me përfaqësuesin e ri të UNHCR-së Gabriel Gulijano de Godoj

Shkup, 17 janar 2024 (MIA) - Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot mbajti takim me përfaqësuesin e ri të UNHCR-së në shtet, Gabriel Gulijano de Godoj, me ç'rast bashkëbiseduesit ia sqaroi punën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) dhe ia prezantoi ekipin i cili punon për çështjen e migrimit në shtet që nga viti 1999, informojnë nga MPPS.

Trençevska ka theksuar se bashkëpunimi shumëvjeçar me marrëveshjen e parë zyrtare ka filluar që nga viti 2003 dhe se ky është rasti i parë ku organizata ndërkombëtare është përfshirë direkt në marrëveshjen me Ministrinë.

Në takim është biseduar edhe për aktivitetet nga e kaluara dhe për aktivitetet e planifikuara për këtë vit.

"Të pranishmit theksuan se vazhdojnë përpjekjet për ndërtimin e kapaciteteve të punonjësve social në qendrat në pjesën e çështjes me migrimet, integrimit më të lehtë në shtet të refugjatëve, përfshirja e tyre në proceset arsimore dhe tregun e punës", thuhet në kumtesën e MPPS-së.

Përfaqësuesi i UNHCR-së Gabriel ka theksuar se përfshirja e refugjatëve në tregun e punës duhet të shihet si mundësi me të cilën do të lehtësohet jeta e tyre, por edhe se qasja e tillë do të ndihmojë në përmbushjen e nevojës  nga punëtorët e tregut të punës të Maqedonisë.

Ai theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është shembull për vendet e tjera në sferën e personave të pastrehë dhe pa dokumente dhe, siç thonë nga MPPS-ja, ka theksuar se në periudhën e ardhshme synimi është që të plotësohen të gjitha nevojat e personave që i përfshin agjenda e UNHCR-së. sa/

foto: MPPS

QËNDRONI TË LIDHUR